Cili është “asi që ka Shqipëria” për negociatat me BE sipas DW

Në një artikull për Shqipërinë dhe Vettingun e nisur në sistemin e drejtësisë, Deutsche Welle shkruan se ky proces dhe situata gjeo-politike në rajon duhet të shtyjnë Brukselin të hapi negociatat me Shqipërinë.

“Asi që ka në dorë Shqipëria 3 javë para publikimit të Progress Raportit 2017 është pikërisht progresi në reformën në Drejtësi. Rezultatet konkrete në procesin e spastrimit të drejtësisë nga gjykatës dhe prokurorë të korruptuar kanë rritur shpresat për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE. Kjo pasi kryerja e vettingut dhe rezultatet e tij të prekshme janë  kushti kryesor i KE” – shkruan media gjermane në seksionin e saj në gjuhën shqipe.

Ajo ve në dukje edhe qëndrimin që ka zgjedhur të mbajë kryeministri Rama në një fjalë të mbajtur në Parlamentin Europian të premten,(23.03.2018).

“Shqipëria e meriton! Me këtë bindje kryeministri Rama ka nxitur ditët e fundit, Përfaqësuesen e Lartë të BE, Mogherini, Komisionerin Hahn dhe Parlamentin Europian që të kuptojnë se koha për hapjen e negociatave ka ardhur. “Shqipëria nuk kërkon ndonjë dhuratë, as ndonjë favor që nuk e meriton. Shqipëria po kërkon thjesht të hapen negociatat , sepse e  meriton” ka theksuar Rama. Krahas kësaj bindjeje kryeministrin Rama ka risjellë si argument situatën gjeo-politike në rajon, përpjekjet e Rusisë dhe aktorëve të tjerë si Kina apo Turqia për të rritur ndikimin e tyre. Hapja e negociatave si një progres drejt hyrjes në BE do ” të ndalojë shfaqjen e fantazmave të së kaluarës” ka theksuar kryeministri në Parlamentin Europian”

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne