Detaje të reja/ Komisari u vra me dy armë, shpërblim kush jep informacion

Policia ka dhënë sot detaje të reja lidhur me vrasjen mafioze të ish komisarit të policisë, Artan Coku. Në një njoftim për mediat bëhet e ditur se në vrasje janë përdorur dy armë, ndërkohë që janë gjetur 7 gëzhoja. Policia bën të ditur gjithashtu se janë shoqëruar 11 persona për tu pyetur, ndërkohë që ka vënë në dispozicion të identifikimit të autorëve 3 milion lekë të reja shpërblim.

Njoftimi i Policisë

Në datë 08.04.2017, në orën 20:11 në vendin e quajtur, ‘Rruga e Kosovarëve” Njësia nr 5, Tiranë në hyrje të pallatit “Melrose” nga persona të paidentifikuar ende është qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasi Artan Cuku, 42 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë, ish­punonjës Policie në funksione e detyra të ndryshme. Së fundmi ishte administrator i shoqërisë së ruajtjes fizike “Internacional”, që kishte në ruajtje disa objekte.

Me marrjen dijeni për ngjarjen është krijuar grupi i posaçëm hetimor, me specialistët më të mirë të Drejtorisë Vendore të Tiranës dhe Drejtorisë e Përgjithshme kundër Krimit të Organizuar, i cili kryesohet nga Prokurorë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se janë përdorur dy armë zjarri, pasi janë gjetur, fiksuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 gëzhoja arme të kalibrit 9 mm dhe 5 gëzhoja të kalibrit 7.65 mm./ Dritare.net

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne