Komuniteti i Energjisë publikoi në datë 23 nëntor 2018 raportin e fundit të monitorimit të sektorit të energjisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe në paktën dy nga katër masat e buta që duhet të zbatohen Shqipëria dhe Bosnja jo vetëm që nuk kanë përparuar por kanë bërë hapa pas. Në analizën e tij Sekretariati nënvizon së pari se zhvillimi i tregut lidhur me bursën ka pasur pak përparim. Aktualisht vetëm Serbia ka një bursë ku kryehn transaksionet sipas parimit të një dite më parë.
Maqedonia rezulton të ketë bërë pak progress nga korriku 2018 e në vazhdim. “Hapa për caktimin e kompanive përgjegjëse për operimin e tregjeve të një dite më parë janë të vonuara në Shqipëri dhe në Mal të Zi. Një vendim për caktimin e strukturës së pronësisë së operatorit të Albanian Poëer Exchange që duhet të adoptohej në gusht është ende në process aprovimi. Ky proces tani pritet të finalizohet në Nëntor 2018” vlerëson Sekretariati. Edhe Mali i Zi është në procesin e kërkimit të një partneri strategjik kur në Bosnjë procesi ka ngecur.
Masa e dytë ku Shqipëria dhe Bosnja nuk shkëlqejnë duke mbetur sërish pas pjesës tjetër të vendeve të Ballkanit Perëndimor është ajo e masave të ndërthurrura. Në këtë pjesë në analizë merret mënyra sesi është rregulluar furnizmi me energji i konsumatorëve sipas tensionit ku janë të lidhur si dhe pjesën e liberalizuar dhe të rreguluar të tregut. “E drejta e konsumatorëve për të ndryshuar furnizues është ende në pritje si masë në Shqipëri dhe në Maqedoni ku pritet që të çohet para në vitin 2019. Ky trend është përcaktues për zhvillimin e konkurrencës në treg veçnaërisht duke pasur parasysh që  çmimet e rregulluara në një nivel nuk mundësojnë apo japin incentiva për furnizuesit që të hyjnë në tregje” thuhet në raport.
Masa ku Shqipëria paraqitet më mirë se rajoni madje nga korriku e në vijim ka edhe progress është ajo e alokimiyt të kapaciteteve rajonale ndëkrohë që lidhur me balancimin ndërkufitar rekordin e mban Bosnja e  cila ndiqet nga Serbia dhe Mali i Zi për të lënë Shqipërinë në aspektin e plotësimit të kësaj mase të katërtën në renditje.

7