Pas fitores këtë vit të titullit kampion në kampionatin europian të Formula 3, piloti gjerman Mick Schumacher ka vendosur që të ngjitet në kategori dhe sezonin e ardhshëm do të garojë në Formula 2.

Lajmin e ka konfirmuar makina italiane Prema racing, me të cilën piloti 19-vjeçar garon prej dy sezonesh. Këtë vit, në Formula 3, piloti gjerman korri 8 fitore, 7 herë siguroi “pole position” dhe u ngjit në podium në 14 gara. Rezultate që e çuan te titulli kampion.

Mick është djali i ish-pilotit Michael Schumacher, legjenda e Formula 1, me 7 tituj kampionë bote. “Mezi pres të nis këtë aventurë të re sezonin tjetër në Formula 2. Ky është një hap natural, pasi nuk mund të garoja direkt në Formula 1.

Sezoni i ardhshëm do të më mundësojë të rritem edhe më shumë profesionalisht dhe të kem më shumë përvojë. Unë e kasha marrë vendimin, për të garuar me Prema në Formula 2”, tha Mick Schumacher.

8