EBA – Tetë fakte pak të njohura për Muzeun e Luvrin të Abu-Dabit

Pas më shumë se 10 vitesh planifikimi, projektimi dhe ndërtimi, më në fund muzeu i Luvrit në Abu-Dabi, kryeqytet i Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), do të hapet të shtunën.

Më poshtë vijojnë tetë fakte pak të njohura lidhur me projektin:

1 – Ka kushtuar shtrenjtë. Kostoja totale e projektit ishte rreth 1,5 miliardë euro (rreth 1,74 miliardë dollarë), rreth dy të tretat e të cilave u paguan në këmbim të emrit të Luvrit dhe për ekspertizën franceze.

2 – Kupola e ndërtesës ka një gjatësi diagonale prej 180 m dhe peshon 7.500 tonë, pak më e vogël sesa Kulla Eifel.

3 – Hapësira e përhershme e ekspozitës ka një sipërfaqe prej 6.400 m2, ​​ndërsa hapësira e përgjithshme e ekspozimit është rreth 8.600 m2. Megjithëse kjo hapësirë është më e madhe se shumica e fushave të futbollit, ajo përbën vetëm një pjesë të madhësisë së Muzeut të Luvrit në Paris, që është tetë herë më e madhe.

4 – Poshtë kupolës, muzeu përbëhet nga 55 ndërtesa individuale.

5 – Muzeu ka mbi dhjetëra muze të tjera partnere duke përfshirë Musee d’Orsay, Pallatin e Versajës dhe Qendrën Pompidou, si dhe Muzeun e Luvrit në Paris.

6 – Pjesën më të madhe në ekspozitë e zë një statujë e faraonit egjiptian, Ramses II, që peshon disa tonë.

7 – Midis veprave të famshme të artit përfshihen “La Belle Ferronnière” e Leonardo da Vinçit, “Burimet e dritës” të Ai Weiwei, “Kompozimi me blu, të kuqe dhe të verdhë” e Piet Mondrian dhe “Autoportreti” i Vincent van Gogh.

8 – Duke përjashtuar respektin për vlerat myslimane, lakuriqësia është trajtuar me kujdes. Por, duke marrë si shembull veprën e Giovanni Bellinit te “Madona dhe Fëmija” foshnja është konceptuar pa rroba. /ATSH

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne