Bota

Erdogan përkujton me respekt në Ditën e Anzak-ut ushtarët e huaj të rënë në betejë

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdoan kreu homazhe për ushtarët që humbën jetën gjatë betejës së Galipolit (Çanakalasë) me rastin e Ditës së Anzac-ut. Ai u bëri thirrje gjeneratave që ta mbrojnë “mesazhin e miqësisë” të zhvilluar mes kombeve gjatë betejës.

Dita e Anzac-ut, e cila shënohet çdo vit në 25 prill, është një ditë kombëtare e përkujtimit të ushtarëve të Korpusit të Ushtrisë Australiane dhe Zelandës së Re, të cilët luftuan dhe vdiqën gjatë Betejës së Çanakalasë në Luftën e Parë Botërore.

Në një mesazh të shkruar, Erdogan tha: “Sot, ne përkujtojmë të gjithë ushtarët e çdo kombi që ka humbur jetën në Betejën e Çanakalasë”.

“Unë shpresoj se Beteja e Çanakalasë do të paraqesë një shembull për të gjitha shoqëritë në drejtim të transformimit të dhimbjeve të përbashkëta në një mjet miqësie, dashurie dhe paqeje, duke mos krijuar armiqësi të reja”, tha ai.

“Me rastin e Ditës së Anzac-ut, ne përsërisim thirrjen për paqe miqve tanë, nga këtu, nga vendi jonë”, shtoi presidenti.

“Të gjithë ne kemi përgjegjësi të mëdha për mos inicimin e luftërave të reja dhe që gjeneratat e ardhshme të jetojnë në një botë paqësore”.

Shumë trupa Anzac dhe pasardhësit e tyre bëjnë pelegrinazhe në Turqi në Ditën e Anzac-ut më 25 prill, për të përkujtuar sakrificat e ushtarëve dhe miqësinë midis kombeve që u zhvilluan në dekadat vijuese që prej asaj kohe.

Beteja e Çanakalasë, e cila u zhvillua në provincën turke veriperëndimore të Çanakalasë të Gelibolu-t (Gallipoli) në vitin 1915, shënoi një kthesë në favor të turqve kundër forcave aleate gjatë Luftës së Parë Botërore.

Dhjetëra mijëra ushtarë turq vdiqën atje së bashku me dhjetëra mijëra evropianë, plus rreth 7,000-8,000 australianë dhe pothuajse 3,000 ushtarë nga Zelanda e Re, të referuara së bashku si trupat Anzac./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE