Aktori i famshëm turk, që u bë i njohur në Shqipëri si ‘Ertugrul’, është shfaqur në një projekt të ri. Nuk bëhet fjalë për film, por për një emision televiziv.

Engin Altan Düzyatan do jetë moderator i një ‘Quizz Show’ të titulluar ‘3 në 3 histori’ në televizionin TRT.

Programi i tij konsiston në një garë mbi historinë e Turqisë dhe të botës.

Konkurrentët do të përballen me 15 pyetje. Nëse i përgjigjen saktë të 15-të pytetjeve atëherë konkurrentët do të fitojnë çmimin e madh.

Emisioni do të jepet çdo të mërkurë dhe të enjte në orën 20:00.

47