Privatizimi i CEZ, privatizimi i OSHEE, akuzat e deputetëve të mazhorancës, dhe çështje të tjera sensitive janë sqaruar mbrëmjen e sotme nga ish-ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Genc Ruli. Në emisionin “Studio e hapur” me Eni Vasilin në “News24”, Ruli është ndalur tek dëshmia e tij në Prokurorinë e Tiranës disa ditë më parë, sa i takon çështjes CEZ. Gazetarja Eni Vasili pyeti ish-ministrin e PD edhe sa i takon një termi mjaft të komentuar muajt e fundit, “kapja e peshqve të mëdhenj”.

“Do ishit ju një peshk i madh?”, pyeti Vasili, por përgjigjja e ish-ministrit ishte mjaft e goditur: “Peshq, balena, çfarë të duan. Nuk i njoh shumë peshqit, përveç dallimit që mëson nga kurioziteti fëminor, pra që dallon balenën nga cironka”, tha Ruli.

20