Forcat e Armatosura të Rusisë pregatiten për paradën “V-Day”, mijëra ushtarë, tanke dhe raketahedhës shfaqen në rrugët e Moskës (Foto)

Forcat e Armatosura të Rusisë kanë nxjerrë mijëra ushtarë, tanke dhe raketahedhëse në rrugët e Moskës, në një sinjal të qartë force përpara paradës së Ditës së Fitores së këtij viti.

Shfaqjet e kësaj të shtune janë pjesë e përgatitjeve për marshimin e përvitshëm të 9 majit, për të festuar mposhtjen e nazistëve nga Stalini gjatë Luftës së Dytë Botërore. Festimet janë një kujtim i zymtë i dhjetëra miliona ushtarëve sovjetikë dhe civilëve që humbën jetën gjatë luftës.

Provat u zhvilluan vetëm një ditë pasi NATO paralajmëroi kundër “agresionit” rus në takimin e 70-vjetorit të krijimit të saj, në Uashington të Shteteve të Bashkuara. Parada e përvitshme është kthyer në një kauzë festimesh patriotike nën drejtimin e presidentit Vladimir Putin gjatë viteve të fundit.

Vitin e kaluar, 55 mijë ushtarakë dhe gra marshuan përgjatë “Sheshit të Kuq”, me Putinin që i vështronte ata nga pranë mauzoleumit të Leninit, në krah të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Ndiqni fotogalerinë e mëposhtme për më shumë foto spektakolare nga përgatitjet e sotme.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne