FOTOT/ Përplasje në Rrugën e Kombit, protestuesit kundër taksës qëllojnë me gurë policinë

Ka nisur protesta tek rruga e kombit. Në disa momente ka pasur dhe konfrontime me policinë.  Protestuesit kane bllokuar qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit përplasen me policinë.  Protestuesit qëllojnë me gur në drejtim të policisë dhe traut

Banorët e Qarkut të Kukësit do ta shprehin sot me protestë kundërshtimin  për tarifën për të qarkulluar në Rrugën e Kombit, edhe pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama se ata do të lehtësohen, por nuk do të përjashtohen nga pagesa.

Qytetarë, përfaqësues të biznesit dhe këshilltarët e Bashkisë nga të gjitha partitë politike do të  bëhen bashkë në vendin ku paguhet tarifa e rrugës.

Protesta nisi në orën 11:00. Organizatorët theksuan se protesta do të jetë paqësore dhe kërkesa është heqja e taksës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne