Mafia kontrollon edhe tregun e paligjshëm të basteve online. Kjo është ajo që doli në fund të tre hetimeve të ndryshme nga prokurorët e Barit, Rexho Kalabrisë dhe Katanias, të koordinuara nga Drejtoria Kombëtare Anti-Mafia dhe kundër Terrorizmit që çuan në arrestimin e 68 personave dhe sekuestrimin e pasurive në Itali dhe jashtë saj, ndërsa u sekuestruan më shumë se një miliard euro.

Mediat italiane bëjnë të ditura se sasia e basteve, në lidhje me ngjarjet sportive, të zbuluara nga hetuesit e Guardia di Finanza, Policia dhe Karabinierët, është mbi 4.5 miliardë.

Të gjithë të ndaluarit janë eksponentë të rëndësishëm të krimit të organizuar në Pulia, Rexho Kalabria dhe Katania, si dhe disa sipërmarrës dhe të njohur. Guardia di Finanza, Policia dhe Karabinierët gjithashtu po kryejnë rreth tetëdhjetë urdhërarreste në qytete të ndryshme.

Pasuria jashtë vendit

Akuzat ndaj tyre janë të ndryshme, duke filluar nga mafia për transferimin mashtrues të aseteve nga riciklimi në autoriciklim, mbledhjen e paligjshme të basteve online për mashtrim me taksat e të ardhurave të saj.

Hetimet treguan se grupet kriminale kontrollonin, në mënyrë mafioze tregun e basteve të paligjshme online përmes platformave të ndryshme të menaxhuara nga vetë organizata. Paratë grumbulluara në mënyrë të paligjshme, investoheshin më pas në pasuri të paluajtshme dhe pozicionet financiare jashtë vendit për individë, fondacione dhe kompani, falë pjesëmarrjes së disa të njohurve

Dhe vetëm për të gjurmuar pasuritë e grumbulluara dhe për të bërë konfiskimet ishte i domosdoshëm bashkëpunimi i Eurojust dhe autoriteteve gjyqësore në Austri, Zvicër, Mbretërinë e Bashkuar, Ishulli Man, Holandë, Curaçao, Serbi, Shqipëri, Spanjë dhe Maltë.

10