Greqia drejt neutralitetit fetar

Qeveria greke dhe Kisha janë duke përmbyllur një marrëveshje kornizë që do të rregullojë marrëdhëniet mes tyre si ato të karakterit politik ashtu edhe paqartësitë për çështjet e pronësisë.

“Sot ne jemi duke u përpjekur për të hedhur  një hap historik përpara për të mirën e shtetit dhe Kishës”-tha Tsipras në konferencën e përbashkët me Kryepeshkopin Jeronimos.

Tsipras siguroi kryepeshkopin se reforma e ardhshme kushtetuese dhe ndryshimet në lidhje me nenin 3, do të përmirësojnë rolin veçantë të  Kishës dhe forcojnë autonominë e saj, duke njohur kontributin e rëndësishëm të saj në lindjen dhe formimin e identitetit të shtetit grek . Sipas kryeministrit grek parimi deklarativ i neutralitetit fetar të shtetit grek siguron role të dallueshme midis shtetit dhe kishës dhe nga ana tjetër garanton bashkëpunimin për tema me interes të përbashkët.

Ky parim  tha Tsipas,  nuk është në asnjë kundërshtim me traditat shekullore të popullit tonë dhe asgjë të përbashkët me lajmet e përhapura për heqjen gjoja të simboleve historike nga flamuri siç është Kryqi.  “Dialogu ynë me Kishën e Greqisë ishte gjithmonë i ndershëm dhe do të jetë i qëndrueshme”- deklaroi kreu i qeverisë greke. Shteti dhe kisha greke kanë rëën dakord edhe për krijimin e Fondit për Zhvillimin e Pronës Fetare, i cili do të menaxhojë pasuritë e diskutueshme që nga viti 1952.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne