Haradinaj tregon se përse nuk shkarkon ministrat me aktakuza sikurse veproj në rastin Cena

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se zëvendësministrin e Zhvillimit Rajonal, Musa Cena, e ka shkarkuar pasi dyshohet se ka kryer vepra penale gjatë kohës kur mban pozitë në Qeverinë e tij, ndërsa thotë se ministrat ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza nuk i shkarkon pasi akuzohet për detyra tjera që kanë pasur.

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë ka thënë se secilit që i ngritët aktakuzë brenda pozicionit të tij si ministër, ai do të marrë masa.

Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur se a po përdorë standarde të dyfishta me rastin e shkarkimit të zëvendësministrit Cena, ndërkaq që në Qeveri janë rreth pesë ministra me aktakuzë.

“Cena është i AAK-së, më mirë qe ka qenë i AAK-së se menjëher kishin thënë e bëri për hamarrje shkarkimin e tij’ tha Haradinaj duke paralajmëruar se çdo kush qe keqëperdor detyren zyrtare gjatë qeverisjës Haradinaj do të shkarkohet.

Burimi: Kosova Post

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne