Henije falënderon presidentin dhe popullin turk për mbështetjen e dhënë ndaj Palestinës

Kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Heniye bëri të ditur se ndjen kënaqësi nga qëndrimi i Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) në lidhje me Jerusalemin.

Heniye u takua në zyrën e tij me delegacionin turk të kryesuar nga Ambasadori i Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Jerusalem, Gyrxhan Tyrkollu (Gürcan Türkoğlu) që gjendeshin për vizitë në Gazë.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Hamasi, Henije u shpreh me lavdërime për qëndrimin e Turqisë në lidhje me Jerusalemin, që gjendet nën pushtimin izraelit dhe falënderoi popullin turk për mbështetjen e dhënë me protesta për Jerusalemin dhe Palestinën.

Ai u shpreh gjithashtu në lidhje me çështjen e kompromisit kombëtar në Palestinë dhe bëri të ditur se qëndrimi i Hamasit për arritjen e suksesit në këtë çështje është i qëndrueshëm.

Kurse ambasadori Tyrkollu u shpreh se pikëpamja e Turqisë për Jerusalemin dhe kauzën palestineze është e qartë dhe Turqia do të vazhdojë çdo lloj përpjekjeje deri sa Shtetet e Bashkuara të Amerikës të tërhiqen nga vendimi për Jerusalemin.

Ai bëri të ditur gjithashtu se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë Gazës, që gjendet nën bllokadë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne