I krishteri i devotshëm refuzon të printojë karta biznesi pro LGBT

Angli-Një konsulent i diversitetit transgjinor, ngeli “i shtangur” pasi një tipograf i devotshëm i krishterë nuk e pranoi nje porosi për karta biznesi, duke thënë se nuk donte të promovonte një kauzë e cila mund t’i dëmtonte besimtarët e tjerë.

Joanne Lockwood kërkoi material promovues për kompaninë e saj SEE Change Happen, e cila ofron këshilla për kompanitë mbi barazinë, diversitetin dhe përfshirjen, raporton Times.

Nigel Williams, një baba i tre fëmijeve me banim në Southampton, refuzoi të merrte kontratën, sepse ai besonte se nga puna e tij do të “shkaktohej nje presion jo i mire” kundrejt të krishterëve duke i detyruar ata që të pranojnë njerëzit transgjinorë në shoqëri.

Ai i shkroi asaj në një email: “Modeli i ri i diversitetit përdoret (ose keqpërdoret) për ti ndarë (ose diskriminuar) të krishterët në vendet e tyre të punës si dhe në pjesë të tjera të shoqërisë në qoftë se nuk pajtohen me të.
“Edhe pse unë jam mjaft i sigurt që ju nuk keni ndërmend që ti veconi të krishterët, kjo pune do të rëndonte shumë mbi mua, nëse me anë të punës time do të bëja presion më të madh tek vellezrit e tjerë të krishterë”.

Instituti lobues i grupimit kristian u hodh menjëherë në mbrojtje të tij.

“Është një parim themelor i fjalës së lirë dhe lirisë së besimit që njerëzit nuk mund të detyrohen të ndihmojnë promovimin e kauzave në mënyrë të pandërgjegjshme në kundërshtim me pikëpamjet e tyre”, tha grupi në një deklaratë.

Joanne Lockwood, 52 vjeçare, që jeton si një transgjinore që nga muaji janar, tha për Times se ishte “shtangur” nga përgjigjja.

“Nuk isha duke pritur një leksion. Se mendoja kurrë se kjo mund të ndodhte në vitin 2017. U shqetësova shumë dhe fillova të qaj ndërkohë gruaja ime më ngushëlloi” tha ajo.

“Unë mendoj se një pikë e parimit është në rrezik. Ai donte që mua të më impononte idete e tij qëllimisht të motivuara. U bëra viktimë e diskriminimit “.

Instituti kristian gjithashtu vitin e kaluar mbështeti një familje të forte të krishterë në Irlandën e Veriut, e cila refuzoi të bënte një tortë në pasticerinë e tyre për një martesë të së njëjtës gjini.

Një avokat i të drejtave të njeriut i cili u mor me çështjen e “tortës së homoseksualëve” tha në atë kohë se në qoftë se pasticieri do ta humbiste cështjen, atëherë tipografët muslimanë do të mund të detyroheshin të printonin karikaturat e Profetit Muhamed.

Gjykata e Apelit e mbështeti një vendim të tetorit 2016, i cili thoshte se pasticeria Ashers Bakery në Co Antrim kishte diskriminuar nje çift homoseksual./ Gazeta Impakt

burimi:rt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne