Izraeli pengon hyrjen e delegacionit të Parlamentit të Evropës në Gaza

Regjimi sionist nuk ka lejuar delegacionin e Parlamentit të Evropës që të hyjë në Rripin e Gazës për ta shqyrtuar situatën kritike njerëzore të krijuara në këtë rajon si pasojë e bllokadës së okupatorëve sionist.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Neoklis Sylikiotis, deputeti qipriot në Parlamentin e Evropës dhe kryetari i komitetit për marrëdhënie parlamentare të Evropës me Palestinën, të hënën në krye të një delegacioni për një vizitë katër ditore, arriti në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan që të takohet dhe bisedojë me autoritetet, organizatat qytetare, aktivistët e të drejtave të njeriut dhe me familjet e të burgosurve palestinezë në burgjet e regjimit sionist. Kjo është në kohën kur regjimi sionist i ka deklaruar delegacionit parlamentar të BE se nuk ka leje të ketë qasje në Gaza dhe te burgosurit palestinez në burgjet e regjimit sionist për të shqyrtuar gjendjen e tyre. E Majta e Bashkuar në Parlamentin e Evropës duke dënuar këtë veprim të Izraelit, deklaroi: “Moslejimi i delegacionit të Evropës për të patur qasje në Gaza dhe te të burgosurit palestinez, është pjesë e politikës së bllokadës së paligjshme të Izraelit kundër Rripit të Gazës”. Vlen të theksohet se regjimi sionist që nga viti 2006 ka vendosur bllokadë të hekurt detare dhe tokësore ndaj Rripit të Gazës./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne