Ja cilat janë vendet që e njohin shtetin e Palestinës

Kanë kaluar njëqind vjet që nga Deklarata e Belforit e cila deklaroi se Britania favorizonte një atdhe hebre në Palestinë. Deri në ditët e sotme akoma janë një numër vendesh në botën perëndimore që ende nuk e njohin Palestinën si shtet, përfshirë këtu edhe Mbretërinë e Bashkuar.

Më 2 nëntor 1917, Sekretari i Jashtëm i Britanisë së Madhe Arthur Balfour lëshoi ​​atë që u bë e njohur si Deklarata e Belforit. Ajo përbëhej nga një letër të shkurtër drejtuar Lordit Rothsçilld (president i Federatës Zioniste Britanike), i cili kishte qenë i vendosur për themelimin e një atdheu hebre në pjesën e mëparshme të Perandorisë Osmane.
Rothsçilldët ishin një nga familjet hebreje më me ndikim në atë kohë kurse Deklarata e Belforit në thelb kishte për qëllim të informonte të gjithë komunitetin sionist se Britania mbështeste idenë e krijimit të një atdheu hebre në Palestinë.

Deklarata e asaj kohe mbeti një nga dokumentet themelore të konfliktit palestinezo-izraelit.

Ajo thotë:

“Zyra e Jashtme,

2 nëntor 1917.

I dashur Zoti Rothsçilld,

Kam kënaqësinë t’ju përcjell në emër të qeverisë së madhërisë së tij, deklaratën e mëposhtme të simpatisë për aspiratat çifute sioniste, e cila është dorëzuar dhe miratuar nga kabineti:

‘Qeveria e madhërisë së tij është në favor të themelimit në Palestinë të një shtëpie kombëtare për popullin hebre dhe do të bëjë përpjekjet më të mira për të lehtësuar arritjen e këtij objektivi, duke u kuptuar qartë se asgjë nuk duhet bërë që mund të paragjykojë të drejtat civile dhe fetare të bashkësive ekzistuese jo-hebraike në Palestinë, ose të drejtat dhe statusin politik të gëzuar nga çifutët në çdo vend tjetër”.

Unë do ju jem mirënjohës nëse për këtë deklaratë do të vini në dijeni Federatën Sioniste.

Juaji me sinqeritet

Arthur James Balfour”

 

Njëqind vjet më parë, Britania e Madhe nuk e njohu Palestinën si shtet, madje u bashkua me “aspiratat cioniste hebreje” të mjaftueshme për të ofruar ndihmë në krijimin e një “shtëpie kombëtare për popullin hebre” në Palestinë. Edhe tani që po afrohet fundi i vitit 2017, Britania e Madhe ende nuk e ka njohur shtetin Palestinez.

Emily Thornberry, sekretarja e jashtme në Mbretërinë e Bashkuar mendon se njohja e Palestinës është vonuar shumë tashmë. Thornberry foli për Middle East Eye dhe tha se Deklarata e Belforit zyrtarisht që nga ajo kohë ka mbushur një shekull. Britania më në fund duhet të bëjë atë që duhet të kishte bërë atëherë, të njohë Palestinën.

Sigurisht që Deklarata e Belforit ishte diçka që pengonte njohjen e Palestinës, por sekretarja e jashtëme ende beson se është e rëndësishme që kanë kaluar njëqind vjet që atëherë.

Unë nuk mendoj që ne të festojmë për Deklaratën e Belforit, por mendoj se ajo eshte dicka e shënuar sepse ishte një pikë kthese në historinë e asaj zone.

Dhe mendoj se ndoshta mënyra më e rëndësishme për ta shënuar atë në të vërtetë do të ishte njohja e Palestinës.

Nëse Mbretëria e Bashkuar do ta njohë më në fund Palestinën si shtet, asaj do ti bashkohej pothuajse gjithë bota për ta bërë këtë.

Në vitin 2014, Suedia u bë shteti i parë i BE-së në Evropën Perëndimore që njohu zyrtarisht Palestinën. Shtatë anëtarë të tjerë të BE-së e njohin Palestinën, përfshirë Bullgarinë, Qipron, Sllovakinë, Hungarinë, Maltën, Poloninë dhe Rumaninë. Vendi tjetër i vetem jo anëtar i BE-së ne Evropen perëndimore që e ka njohur Palestinën është Islanda

Deri tani në faqen e internetit të misionit palestinez në Kombet e Bashkuara janë 137 shtete të listuara si njohës të Palestinës. Ata janë si më poshtë.

Afghanistan
Shqipëri
Algjeri
Angolë
Antigua dhe Barbuda
Argjentinë
Azerbaixhan
Bahrain
Bangladesh
Bjellorusi
Belize
Benin
Butan
Bolivi
Bosnje dhe Hercegovine
Botsvanë
Brazil
Brunei Darussalam
Bulgari
Burkina Faso
Burundi
Kamboxhi
Cape Verde
Republika e Afrikës Qendrore
Çad
Kili
Kinë
Komora
Republika e Kongos
Kosta Rika
Cote d ‘Ivoire
Kubë
Qipro
Republika Çeke
Republika Popullore Demokratike e Koresë
Republika Demokratike e Kongos
Djibouti
Dominica
Republika Domenikane
Ekuador
Egjipt
El Salvador
Guinea Ekuatoriale
Etiopi
Gabon
Gambia
Gjeorgji
Gana
Grenada
Guatemala
Gini
Guinea-Bissau
Guyana
Haiti
Selia e Shenjtë
Honduras
Hungari
Islandë
Indi
Indonezi
Iran
Irak
Jordan
Kazahstan
Kenya
Kuwait
Kirgistan
Republika Popullore Demokratike Lao
Liban
Lesoto
Liberi
Libi
Madagaskar
Malawi
Malaysia
Maldives
Mali
Maltë
Mavritani
Mauritius
Mongoli
Mali i Zi
Marok
Mozambik
Namibia
Nepal
Nikaragua
Niger
Nigeri
Oman
Pakistan
Papua Guinea e Re
Paraguaj
Peru
Filipinet
Poloni
Qatar
Rumani
Federata Ruse
Rwanda
Shën Lucia
Sao Tome dhe Principe
Arabia Saudite
Senegal
Serbia
Seychelles
Sierra Leone
Slovakia
Somalia
Afrika e Jugut
Sudanin Jugor
Sri Lanka
Shën Vincent dhe Grenadinet
Sudan
Suriname
Swaziland
Suedi
Siria
Taxhikistan
Tanzania
Tajlandë
Timor-Leste
Togo
Tunizi
Turqi
Turkmenistan
Uganda
Ukrainë
Emiratet e Bashkuara Arabe
Uruguay
Uzbekistan
Vanuatu
Venezuela
Vietnam
Jemen
Zambia
Zimbabve

Kjo do të thotë se janë edhe 58 vende që ende nuk e njohin Palestinën si shtet.

Vetëm vitin e kaluar, kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu gjatë një fjalimi drejtuar organizatës pro-izraelite the American Israel Public Affairs Committee, shprehu dëshirën e tij që SHBA të refuzojnë idenë e mbështetjes së shtetit Palestinez./ Gazeta Impakt

 

 

burimi: viralthread

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne