Jimmy Carter paralajmëron për transferimin e ambasadës amerikane në Kuds

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter ka paralajmëruar rreth transferimit të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jeruzalem) dhe ka kërkuar ndërprerjen e këtij procesi.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se ish-presidenti amerikan Jimmy Carter duke kritikuar vendimin e Donald Trump, presidentit aktual të Amerikës rreth Kudsit të shenjtë, këtë veprim e ka quajtur faktor që do të shtojë tensionet në Botën Islame. Jimmy Carter ka shtuar se çfarëdo lloj ndryshimi në statusin e Kudsit pa pëlqimin e palestinezëve, rrezikon seriozisht perspektiven e negociatave për kompromis. Vlen të theksohet se presidenti i Amerikës të mërkurën pavarësisht kundërshtimeve të gjera rajonale dhe botërore, ka deklaruar se Amerika e njeh Kudsin (Jeruzalemin) zyrtarisht si kryeqytet të Izraelit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne