Kryetari i unionit të policisë gjermane propozon marrjen me dhunë dhe largimin e fëmijëve prej ‘prindërve antisemitë’

Autoriteteve duhet t’u lejohet që ti marrin fëmijët nga prindërit të cilët shprehin pikëpamje anti-semite, ka deklaruar kreu i sindikatës policore, e dyta për nga madhësia në Gjermani, pa shtjelluar imtësisht sesi dhe kur do të zbatoheshin këto masa.

“Autoritetet duhet të veprojnë me vendosmëri kundër antisemitizmit duke përfshirë edhe agresionin që vjen nga emigrantët,” tha për të përditshmen Augsburger AllgemeineRainer Wendt, kreu i Unionit të Policisë gjermane (DPoIG).

“Nëse fëmijët rriten me antisemitizëm, nuk duhet të kemi frikë që t’i largojmë ata nga familjet e tyre”. Ai vazhdoi të akuzojë shumë administratorë të shkollave për shpërfilljen e problemit, duke thënë se “ata veprojnë sipas mantras”, në shkollën time nuk ekziston ky fenomen.”

“Ka patur gjithashtu një tendencë që të mos regjistrohen vullnetarisht rastet e antisemitizmit nga muslimanët, por ato duhet të regjistrohet pa paragjykime, në mënyrë që të mund të zhvillojmë efektivisht strategjinë”, tha Wendt.

Ndërsa Wendt nuk e ka specifikuar saktësisht se si përcaktohet se prindërit janë antisemitikë, Josef Schuster, kreu i Këshillit Qendror të Çifutëve në Gjermani, bëri thirrje javën e kaluar për futjen në shkolla të një sistem më të mirë. Ai tha se për mësuesit dhe studentët duhet të ketë mënyra pa pengesa burokratike për të raportuar antisemitizmin apo veprimet e tjera të dhunës, në mënyrë që të fitohet një pasqyrë më të qartë e asaj që po ndodh.

Vërejtjet e Wendtit erdhën vetëm disa ditë pasi Wolfgang Schaeuble, kryetar i Bundestagut, tha se komunitetet radikale myslimane dhe emigrantët me pikëpamje ekstremiste për Izraelin po kontribuojnë në antisemitizmin në Gjermani.

Ato vijnë gjithashtu pasi në raportin e tretë të antisemitizmit për shkollat ​​e Berlinit për 12 muajt e fundit thuhet se një vajzë hebreje në një shkollë fillore të Berlinit dëgjoi nga një shok musliman i klases tek i thoshte se ajo e meritonte që të rrihej dhe të vritej për shkak të fesë së saj.
Një student tjetër hebre në Berlin u detyrua kohët e fundit të ndryshojë shkollën ​​si rezultat i ngacmimeve të dhunshme nga shokët muslimanë të klasës, të cilët e kërcënuan atë me një armë të rreme.

Vërejtjet e kryetarit të sindikatës së policisë vijnë pasi u raportua se ligjvënësit kristian demokratë të Kancelares Angela Merkel (CDU) dhe partia tjeter CSU po kërkonin të miratonin masa për të deportuar emigrantët që shprehin pikëpamjet antisemite në Gjermani.”Pranimi i jetesës hebreje” është një nga “kriteret për një integrim të suksesshëm”, thotë një draft i propozuar, sipas Die Welt.

Gjermania pati një fluks prej rreth një milion emigrantësh kryesisht myslimanë në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015. Politika e Merkelit për dyert e hapura për ata që iknin nga konfliktet dhe përndjekjet nxitën zemërim në mesin e kritikëve të saj, të cilët ankohen për rritjet e krimeve të lidhura me emigrantët dhe sforcimin e sistemit të mirëqenies sociale./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne