Liga Arabe kundërshton referendumin separatist të kurdëve

Liga Arabe (LA) në një takim në nivel të ministrave të jashtëm të vendeve anëtarëve të saj, ka kundërshtuar referendumin mbi ndarjen e Kuristanit të Irakut, duke e cilësuar atë si shkelje të kushtetutës irakiane.

Këshilli i ministrave të jashtëm të LA lëshoi një deklaratë mbi referendumin mbi ndarjen e Kurdistanit të Irakut, njofton rrjeti informativ Al Mejadin. Liga Arabe theksoi se mbështet unitetin e Irakut dhe thotë se çdo veprim që do të dëmtonte unitetin e Irakut do të rrezikonte Lindjen e Mesme. Në këtë Deklaratë po ashtu thuhet se mbështetja për unitetin e Irakut është baza e luftës kundër terrorizmit. Sekretari i Përgjithshëm i LA, Ahmed Abu Al Geit theksoi se Liga Arabe këmbëngul në nevojën për të ruajtur unitetin e territorit irakian dhe beson se çdo veprim duhet të bazohet në kushtetutën e Irakut. Abu Al Geit udhëtoi kohët e fundit në Irak dhe u takua me kryeministrin Heidar Ebadi, pastaj udhëtoi në Erbil dhe u takua me Masud Barzanin, kreun e rajonit kurd të Irakut dhe i tha atij se Liga Arabe është kundër vendimit kurd për të mbajtur referendumin./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne