Lionel Mesi ende nuk e ka rinovuar kontratën me Barcelonën. Ylli argjentinas ka shkaktuar tronditje në klub duke deklaruar se kjo nuk është koha e përshtatshme për firmën.

Tifozët nuk i dalin dot kundër, dhe bëjnë mirë.
Lionel Mesi nuk është nga ata që jepen pas parave, as nuk fluturojnë nga çdo ofertë e madhe e verës.
Lidhja e tij me Barcelonën, së pari për meritë të klubit dhe pastaj të tijën, është aq shumë e fortë sa ai ta quajë skuadrën “blaugrana” si shtëpinë e tij.
Gjithsesi, Mesi nuk po e rinovon kontratën dhe shumëkush është i habitur, i çoroditur, pasi akordi I tanishëm përfundon verën e ardhshme.
Përse?
Si mund të largohet nga klubi që e bëri “njeri”?
E vërteta është që Mesi nuk mund të marrë vendime tek Barça, pasi nuk është as presidenti dhe as ndonjë drejtues i lartë.
Ai mundet vetëm të marrë vendime në fushë, apo të ndikojë me atë që mundet.
Hezitimi i tij për të rinovuar kontratën, që besohet se ka ardhur me shprehjen “nuk është koha për rinovim”, është një lloj vënie në provë e drejtuesve, që ata të bëjnë maksimumin për të forcuar skuadrën më të lavdishme të shekullit të 20-të.
Presioni i Mesit duket se i ka vënë edhe më shumë në punë presidentin Bartomeu dhe njerëzit e tij, sesa largimi i Nejmarit.
Kjo është një garanci që Barça do të arrijë të forcohet sa për t’iu kundërvënë hegjemonisë që po profetizohet nga ana e Realit.
Pasi ekipi të jetë i fortë do të vijë firma, dhe të dyja këto janë të padiskutueshme.
25