Nga Kastriot Myftaraj

1)Edi Rama, nip biologjik i Ahmet Zogut, sepse babai i tij Kristaq Rama ishte djali ilegal i Mbretit Zog që kishte dashnore nënën e tij Veronika Maria Kolombi, kamerieren e oborrit mbretëror, të cilën mbreti e martoi me shoferin e tij, Vlash Rama.
2)Aneta Rama (Koleka), nëna e Edit, ish-bashkëpunëtore e Sigurimit të Shtetit, e cila kur shkoi për studime universitare në Poloni, në vitet pesëdhjetë, u vu me urdhër të Sigurimit të Shtetit në shërbim të KGB-së sovjetike, e cila e përdorte për misione spiunazhi, duke e vënë të luante rolin e një vajze polake që binte në dashuri me oficerët sovjetikë të trupave pushtuese ruse në Poloni, për të zbuluar ata që kishin mendime disidente. Meqënëse nuk gjendeshin vajza polake për misione të tilla, përdoreshin studentet e huaja që kishin mësuar polonisht. Prandaj Aneta i vazhdoi për shtatë vjet studimet në Poloni.
3)Zaho Rama, fëmijë serb i adoptuar nga Edi Rama dhe i paraqitur si biri i tij biologjik, i lindur nga bashkëshortja e tij Lindita Basha (Rama).
4)Gregor Rama, djali zyrtar i Edi Ramës për të cilin ai, në gjyqin e divorcit me gruan e tij të parë, si dhe në gjyqin ku ish-bashkëshortja i kërkonte pagesën e detyrimit ushqimor për të birin, ka thënë se këtë detyrim e ka i ati Kristaqi, pasi ai është babai biologjik i Gregorit, që atëherë quhej Grigor. Sot ky Gregori, 26 vjeçar ka nisur të sillet sipas modelit të Shkëlzen Berishës. Normale meqënëse Edi i ka vënë si kujdestar Mero Bazen, ish-kujdestarin e Shkëlzenit në vitet nëntëdhjetë.
5)Lindita Basha (Rama) ish-drejtuese e Fondacionit “Soros” në Shqipëri, e cila me udhëzimin e Sorosit u martua me Edi Ramën, që ky të krijonte përshtypjen e njeriut të përkushtuar ndaj familjes. Lindita, e njohur si Linda luajti publikisht për disa muaj një rol të ngjashëm me atë të Marigosë në filmin “Përrallë nga e kaluara”, duke vënë një “jastëk” në bark për të simuluar shtatzaninë.
6)Ols Rama, vëllai i vogël i Edi Ramës, i sodomizuar në fëmijëri nga vëllai i madh. Ols Rama sot përdoret nga vëllai Kryeministër për të kryer aferat e pista të vjedhjes së pasurisë publike të Shqipërisë.
7)Rea Xhillari (Rama), vajza e Lindës nga martesa e parë, e quajtur nga Edi Rama si vajza e tij. Rea 27 vjeçare ka nisur të bëjë rolin e Argitës, vajzës së Sali Berishës, në punët e qeverisjes, pra të ndërhyjë që të merren vendime në interes të saj, për përfitime abuzive.
8)Chris Rama, mbesa e Edi Ramës, vajza 23 vjeçare e vëllait, Olsit, e cila ka nisur të konkurojë Rean në rolin e Argitës, me të njëjtat qëllime.
Kjo është familja mbretërore së cilës shqiptarët i dhanë me mendjelehtësi “timonin” e shtetit në zgjedhjet e 25 qershorit.
Familja e re mbretërore jeton e ndarë. Edi Rama vetë jeton në një apartament në ndërtesën e Kryeministrisë. Grigori jeton në një rezidencë qeveritare, ish-vila e Mehmet Shehut, në ish-bllokun e udhëheqjes komuniste. Rea jeton jeton gjithashtu atje (por përdor apartament më vete), si dhe te ish-vila e Enver Hoxhës. Linda jeton në vilën-bunker mbretëror që Edi Rama ka ndërtuar në Surrel, për ditë të këqija. Por mblidhen shpesh bashkë për punë të zeza./Kastriot Myftaraj

146