Lleshi’, reagon Fleckenstein: Shpresoj të ketë zgjidhje

Raportuesi për Shqipërinë në PE Kunut Fleckenstein ka reaguar për herë të parë pas konfliktit të krijuar mes Presidencës dhe Kryeministrit së i takon çështjes së dekretimit të Sandër Lleshit.

Në një konferencë për shtyp Fleckenstein tha se BE dhe Shqipëria duan që të kenë një ministri të Brendshme funksionale, ndërsa ai tha se nuk është në dijeni të arsyeve se pse Meta nuk e dekreton Lleshin.

“Nuk do të guxoja të mbaja anë këtu, por kemi një interes të përbashkët. Shqipëria dhe BE kërkon që të kemi një ministri të Brendshme që të jetë funksional. Dhe kur themi funksionale them ministër. Presidenti nuk ishte i bindur plotësisht dhe sot dëgjova se qeveria do t’ja japë të njëjtin propozim sërish. Se di ca arsyesh ka presidenti. Nuk e di se cila është gjëja e mirë apo jo. I njoh këtë politikanë dhe shprehsoj se do të ketë një zgjidhje për këtë çështje”, tha ai.

Burimi: Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne