Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e lajmeve në News24, ka komentuar mbledhjen e përbashkët të qeverisë së Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Lubonjës, kërcënimet e kryeministrit Rama në këtë mbledhje, drejtuar Bashkimit Europian, nuk janë gjë tjetër, veç shenjë e një krize politike dhe tentativë për të fshehur dhe hequr vëmendjen nga skandalet e mëdha të qeverisë.

Analisti tha gjithashtu se rasti i Ramës, është tipi i “horrave, streha e fundit e të cilëve është nacionalizmi”.

“Nuk mund të afrohemi drejt Europës, me këto kërcënime. Rama, nënkupton se është me Thaçin, pra për ndryshimin e kufijve të Kosovës, kjo është kundër vizionit të një Europe që kemi ëndërruar. Na del dhe kërcënon këtë vizion, duke kërcënuar edhe Brukselin. Kjo është shenjë e një krize politike, që e përdor për tu larguar nga skandalet këtu, Astiri, grabitjet, offshoret. Nuk jep asnjë argument për të gjtihë gjërat që po bën, cfarë ka thënë dje dhe përse ndryshon sot.”

Lubonja tha se projketi i qeverisë për rindërtimin e Unazës së Madhe, është një grabitje e parave publike, por gjithashtu është grabitje e pronave të qytetarëve.

“Po grabiten edhe paratë tona publike, edhe pronat tek Astiri, të atyre njerëzve që sipas ligjeve nuk duhen prishur pa u kompensuar”.

15