Përshkallëzimi i një krimi në familje është parandaluar nga policia e Shkodrës, duke arrestuar në flagrancë agresorin.
Në pranga ka përfunduar Arben Ndoci, 34 vjeç, banues në Velipojë.
“Arrestimi i tij u bë pasi për motive të dobëta ka goditur me mjete të forta në kokë kunatën e tij (bashkëshorten e vëllait), shtetasen S. N. 31 vjeçe, banuese në Velipojë”, sqaron policia.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Dhunë në familje”.