Mashallah, Shqipëria po mbushet me muslimanë, për tetë muaj 3000 sirianë kanë kërkuar azil

Shtetasit sirianë bëhen parashtrues gjithnjë e më të numërt për azil në Shqipëri, njofton korrespodenti i MIA-s.

Sipas përfaqësuesit të UNHCR-së, Pablo Zapata, në periudhën janar-gusht të këtij viti për azil kanë aplikuar 3.000 sirianë, për dallim nga viti i kaluar, kur gjatë tërë vitit ka pasur 307 aplikime.

“Mijëra refugjatë muslimanë nga Siria ja kanë vërshuar Shqipërisë. Burime nga misioni i BE-së në Tiranë e quajtën këtë fenomen keqpërdorim të sistemit për azil, ndërsa nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se ka më shumë se 500 kërkues të vërtetë të azilit, aplikimet e të cilëve po shqyrtohen”, njofton tch.

Burimi i njëjtë shton se autoritetet shqiptare druajnë se politikat e ashpërsuara evropiane për fluksin e refugjatëve do të sjellin pasiguri të madhe për ata të cilët në këtë moment janë në Shqipëri.

“Shqipëria nuk ka kapacitet të pranojë numër të madh të kërkuesve të azilit dhe të sigurojë shërbime sipas standardeve të BE-së. Për këtë shkak neve na nevojitet ndihmë nga BE-ja”, tha zëvendës ministrja e Punëve të Brendshme, Rovena Voda.

Ndryshe, në territorin e Shqipërisë këtë vit për tetë muaj janë zbuluar disa mijë migrantë ilegalë, kryesisht nga Siria, por edhe nga territoret palestineze dhe Pakistani.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne