Fjalët përfundimtare në rastin ndaj ish-imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, do të jepen më 20 mars
Krasniqi akuzohet për shmangie tatimi dhe për nxitje të urrejtjes e shtytje në kryerje të veprave terroriste.
Në procesin ndaj tij sot dëshmoi Xhemë Shala, zyrtar i ATK-së.
Shala është ftuar nga gjykata pas paqartësive lidhur me shlyerjen e obligimeve të kompanisë NT Portat, pronë e Krasniqit, ndaj Administratës Tatimore.
Shala ishte edhe dëshmitari i fundit në këtë proces.