Islamofobi Mentor Kikia i cili njihet me sulmet e tij kunder muslimaneve shqiptare, se fundmi ka sulmuar edhe hoxhen e madh te Kumanoves, Mulla Jakup Hasipin, i dyshuar si i vrare nga maqedonet vite me pare. Ne nje postim ne facebook, katundari nga Elbasani Mentor Kikia kerkon qe shteti shqiptar te nderhyje dhe nisi persekutimin ndaj atyre muslimanesh shqiptare qe kane nje mendim ndryshe mbi historine sikur luftetari i UCK_se Mentor Kikia.

Me nje gjuhe fashiste apo sikur gjuha e komunizmit dhe luftes se klasave ai kerkon qe muslimanet te cohen kunder hoxhallareve sikur Mulla Jakup Hasipi. Por per fat te keq Mentor Kikia nuk mund ti bej gje mulla Jakup Hasipit pasi ai ka vdekur vite me pare. Mulla Jakupi eshte hero i popullit shqiptar, ndersa Mentor Kikia qe merret me te vdekurit eshte nje fashist qe nuk toleron dot mendimin ndryshe dhe islamofob. Me poshte eshte komenti intolerant dhe radikal i Mentor Kikise:

“Ndal sharlatanëve që në emër të fesë përçmojnë simbolet kombëtare

Në vend të predikimeve fetare, dhjetra njerëz në një xhami në Kosovë, dëgjojnë këtë hoxhë ndërsa u mban një fjalim antishqiptar, kundër flamurit kombëtar, kundër Skënderbeut. Flamurin kombëtar shqiptar e cilëson si flamur të krishter. Në ditën e pavarësisë, ai i thur himne Turqisë, e përçmon simbolet kombëtare shqiptare.
Unë e di që ky nuk përfaqëson besimin islam në Kosovë, as myslimanët e Kosovës apo të Shqipërisë. Por ne nuk mund të heshtim para të tillëve sharlatanë, edhe për faktin se ky soj është duke u shtuar. Unë respektoj besimin e gjithkujt, por nuk pajtohem kurrë me sharlatanë, që në emër të besimit përçmojnë vendin e tyre, atdheun e tyre, mbjellin urrejtje e përçarje. Atdheu është i të gjithëve, pavarësisht besimit fetar. Ndaj mendoj se duhet të jenë vetë besimtarët myslimanë të parët që duhet ta refuzojnë këtë farë hoxhe, por edhe autoritetet shtetërore duhet të ndërhyjnë, pasi simbolet kombëtare mbrohen me ligj.”

84