Muxhahidët e MEK në Shqipëri

Muxhahidët e MEK në Shqipëri

Muxhahidët iranianë të MEK-ut në Shqipëri deri tani kanë jetuar në konvikte me qira në periferi të Tiranës.

Disa ditë më parë qeveria me dekret të nënshkruar nga Kryeministri Rama u dha leje për ndërtimin e një kompleksi (200 000 metra katror për ndërtesa të ndryshme) rreth 12 km në veri lindje të Durrësit, në zonën e Manzës.

Kompleksi përbëhet nga kazermat, konviktet me një kapacitet maksimal prej 3 500 shtretërish, qendra e ndihmës mjekësore, magazina dhe depo përfshirë edhe një armaturë të përforcuar tërësisht prej betoni me dyer të trasha hekuri në të, ambjent i mbyllur për gjenerator energjie me naftë, garazhe parkimi (të mbuluar), një vend për ulje helikopterësh si dhe një helikopter, poligon qitje, ndërtesë palestre, zyra, vila tre-katër katëshe, oficinë për riparim automjetesh, sallë e përbashkët (sallë argëtimi) me kapacitet për 300 persona, dy salla konferencash etj.

Kompleksi i rrethuar me mure do të ketë dy porta hekuri të mbrojtura nga dy kulla ruajtëse vrojtimi. Muri do të jetë 3,5 metra i lartë.

Këto janë informatat zyrtare të bëra publike nga qeveria lidhur me lejen e ndërtimit të kompleksit.

Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi më 16 tetor 2017 edhe dy leje kompleksesh turistike:

1. Leje zhvillimi per objektin: “Kompleks banimi, sherbimi dhe prodhimi per komunitetin iranian ne Shqiperi”, me vendndodhje ne [njësia administrative] Manëz, bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqata “F.A.R.A”.

2. Miratimi i lejeve të ndërtimit për Projektin “Ndërtimi i Kompleksit Turistik” 41 ° N19 ° E “, në fshatin Shetaj, [ish- komuna [sot: njësia administrative, bashkia Durrës] Ishëm, Qarku Durrës, me subjekt kërkues shoqëri” MW Plan “sh.pk/rimse.gr/ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne