Andreas Riphagen, me pseudonimin Dries ishte hollandez, i lindur në Amsterdam më 7 shtator të 1909. Fëmija i 11-të i një babai alkoolik dhe i një nëne të vdekur qysh në moshën 5 vjeçare të Andreas. Ishte adoleshent i vështirë dhe një kadet marine rebel, një emigrant ilegal në Amerikë që mëson disa zanate mes tyre atë të vrasësit me pagesë dhe që zgjodhi si model Al Capone-n. Me kthimin në Hollandë në moshën 18 vjeçare, antisemit, tutor, hajdut makinash dhe bizhuterish, me pak fjalë njeri i shtresave të ulta. Shfrytëzoi rastin kur në vitin 1940 nazistët pushtuan vendin.

I premtoi besnikëri pushtuesit, hyri në elitën e SD (Sicherheitsdienst), shërbimi i sigurimit gjerman që operonte si mbështetës i SS-ve. Megjithatë ende mungonte arritja e fundit ose e parafundit. Gjatë një kontrolli në një shtëpi, ku ishte fshehur Esther Schaap-i, një çifute bashkëshorti i së cilës ishte deportuar, Riphageni zbuloi se gruaja fshihte nën flokë një qeskë me diamantë. Kjo ishte një lloj mënyre që u siguronte familjeve hebreje një shpresë të vagullt për t’i shpëtuar vdekjes dhe për të blerë arratinë e tyre. Diamante, unaza, varëse, ora me shumë vlerë dhe shpresa të brishta. Në ato çaste para asaj qeske me diamantë sytë e Riphagenit shkëlqenin më shumë se ata gurë, raporton Bota.al.

I edukuar dhe pothuaj me ëmbëlsi iu drejtua gruas: “Unë mund t’ju ndihmoj.”  Kështu nisi gjithçka, një biznes që tejkalonte cinizmin dhe egërsinë e rutinës së urdhëruar nga Hitleri dhe e zbatuar nga Adolf  Eichman kundër popullit hebre. Para habisë dhe mosbesimit të Estherit që pyeste se si dhe pse donte ta ndihmonte dikë që fshihte të mira materiale dhe që dënoheshin me një plumb pas koke nëse kapeshin, Riphageni shpiku një histori mallëngjyese:

“Punoj me nazistët, por kam qenë i martuar me një çifute dhe s’munda ta shpëtoj. Kjo është arsyeja se pse vendosa t’ju ndihmoj dhe jo vetëm ju.”  Kurthi ishte pervers. Esther Schaap, e kapur dhe e pashpresë, përveç se pagesës së disa diamantëve do të merrte mbrojtjen dhe një shtëpi deri në fund të luftës dhe duhet t’i prezantonte Riphagenit, për të njëjtin qëllim familje të tjera hebreje që me një parapagesë do të shpëtoheshin dhe do të vendoseshin në shtëpi boshe dhe të mobiluara, të konfiskuara nga nazistët, pronarët e të cilëve kishin vdekur ose ishin dërguar në kampe.

Që biznesi të dukej serioz dhe i besueshëm Riphageni fotografohej me familjet e marra nën mbrojtje dhe u dorëzonte fatura për vlerat e dorëzuara që do t’u ktheheshin me mbarimin e luftës. Dhe për më tepër bamirësi pinte çaj me të gjithë ata.  Bette Wery, një grua e re që militonte në rezistencën antinaziste, arriti t’i dorëzonte shokët e saj në këmbim që Riphageni të urdhëronte që të mos vritej familja e saj e strehuar në Poloni. Afër fundit të luftës, Riphageni vendosi të vinte në jetë planin e tij.

Një bankë në Luksenburg strehonte valixhet me bizhuteri dhe me para dhe ai i zbuloi të gjithë hebrenjtë e mbrojtur, kishte emrat e të gjithëve dhe fotot dhe i dërgoi në dhomat e gazit. Edhe arratisja e tij ishte spektakolare. Arriti  të largohej në një arkivol gjatë një varrimi dhe një agjent sekret, Frits Kerkhoveni e ndihmoi të kalonte në Belgjikë dhe më pas përmes Udhës së Minjve, një rrugë që shumë kriminelë arratiseshin nga Europa në Amerikën Jugore, mbërriti në Spanjë.

Meqë nuk kishte dokumente burgoset, por  ndihmohet sërish nga Kerkhoveni që i ble rroba, i gjen dokumente false dhe bashkë me disa diamante arrin të arratiset. Mbërrin në Argjentinë dhe shumë shpejt arrin të fitojë miqësinë e Huan dhe Eva Peronit. Si shumë kriminelë lufte rreshtohet nën flamurin kaltër dhe bardhë dhe nën mbrojtjen peroniste. Ishte një faktor për të organizuar shërbimet sekrete të peronizmit. p.sh Seksionin Special, ku shufra elektrike e krijuar nga djali i poetit fashist Leopoldo Lugones dhe ku ekzekutorët si komisari Cipriano Lombilla dhe oficerët José González, José Faustino Amoresano dhe Salomón Wassermani dendnin në grushte dhe goditje elektrike të gjithë antiperonistët.

Mes shumë intelektualëve që u torturuan nga Seksioni Special ishte edhe historiani Félix Luna, për të cilin ekziston një anekdotë, ku Luna i thotë Peronit: “Në qeverinë tuaj ka torturues, gjeneral!- Të lutem Luna, mos e ekzagjero…Kë kanë torturuar? – Mua, general!”

Në vitin 1988 mbërrin në Argjentinë një urdhër kërkimi ndërkombëtar për kapjen e Riphagenit. Shumë vonë…Në vitin 1977 në moshën 63 vjeçare vdes nga kanceri në një klinikë në Zvicër.

65