“Ndërhyrja në Mitrovicë u bë me marrëveshje në prapaskenë”

Politikania serbe e Kosovës, Rada Trajkoviq, ka thënë se nuk beson se do të nënshkruhet një marrëveshje obliguese Kosovë-Serbi, e as që serbët do të largohen nga Qeveria e Kosovës, por është shprehur e bindur se me zvarritje të procesit Serbia do të fitojë më shumë.

Në një intervistë dhënë Agjencisë së lajmeve FoNet, Trajkoviq ka thënë se ndarja e Kosovës paraqet “zgjidhjen më të keqe”.

Sipas saj, gjatë arrestimit të Marko Gjuriqit është përdorur “forcë e tepërt, por populli nuk e kishte të qartë se çfarë po ndodhte”.

Ajo konsideron se në Kosovë dhe rreth Kosovës aktualisht për shumë gjëra “po arrihen marrëveshje në prapaskenë” dhe se “është thjeshtë e pabesueshme që të mos jetë arritur një marrëveshje e tillë edhe për atë që ndodhi në Mitrovicë”, shkruan koha ditore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne