Nuk janë argumente dhe deshmi këto akuza kunder meje

Nga Imam Zejnullah Sadiki

Vetëm pse kam banuar në të njëjten zonë me një vajz Italiane e cila është martuar me shqiptar dhe ka shkuar në Siri e që unë kurr nuk e kam takuar e as njohur as burrin e saj e as atë, a për këte duhet te akuzohem unë?

Vetëm pse unë kam berë një certifikat kurorzimi të përsonave që janë ekstraduar nga Italia. Unë nuk jam i obliguar të njohë dhe di jetën private të njerëzve, po detyra ime është të kry detyren e imamit, në këtë rastë edhe kurorizimin sipas rregullave islame.

Vetëm pse kam ftuar në një tribun një Imam i cili me vonë është arrestuar për dyshime e që në fund është shpallur i pafajshem, këtë nuk e kemi bërë pa leje dhe informim të institucioneve Italiane, ata na e kanë lejuar që të vijë. Ne kur e kemi ftuar ai nuk ka patur asnjë akuz të tillë për terorizem, ai në atë kohë ka vizituar gjithë Evropen dhe shumë qendra Islame në të gjithë Evropen, ai u shpall i pafajshem dhe sot është profesor në Kosovë. Ndersa sa i përket imamit nga Bosnia ai kurr nuk ka vizituar qëndren tonë, as që ka qenë i ftuar ndonjëher prëj nesh e as që e kam takuar ndonjëher.

Vetëm pse janë ekstraduar disa përsona të cilët kanë banur në rethinen e Grossetos e ndonjëri prëj tyre kohë pas kohe ka frekuentuar xhaminë. Xhamia është e hapur për të gjithë, unë nuk jam përgjegjës kush vjen në xhami por jam përgjegjes ç’farë predikoj.

Vetëm pse kam vizituar disa qendra Islame nëpër Itali. Cila është e këqja e kësaj, kjo është e drejt e çdo qytetari italian.

Vetëm pse po merrem me organizimin e komunitetit Islam. Kjo është e drejtë e çdo qytetari të lirë italian që aktivitetet vullnetare të ja dedikoj besimit dhe kultures se vetë. Unë si imam është normale që të bej aktivitete duke respektuar ligjin, çdo aktivitet e kam berë konform ligjit.

Si ka mundesi që Shteti Italian nga viti 2016 me ka ndjekur në çdo hap pastaj në vitin 2017 me sekuestroi gjithçka me urdherin e Prokuroris se Firenzes. ( celularet, loptopit tim, shenimet e ligjeratave, disa libra, shenime të mia private, etj ) deri me datën 10 Janar të këtij viti ku edhe mi ktheu duke mos gjetur asnjë deshmi për radikalizem. Prokuroria e Firences e mbylli këtë procedur duke me thenë se gjithçka është në rregull dhe duke larguar gjithë ato dyshime që kan patur kundrejtë meje.

Atëherë pse po ekstradohem, a nuk është kjo një padrejtesi kundrejtë meje?

Pse po e benë këtë ministri a nuk pati besim në institucionet italiane siç është prokuroria e Firenzes, apo pse!?

Shpresoj që drejtesia do e jap fjalën e fundit!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne