Organizata separatiste terroriste YPG/PKK detyron fëmijët të luftojnë

Organizata separatiste terroriste YPG/PKK vazhdon të përdorë fëmijët për të luftuar në Siri.

Observatori për të Drejtat e Njeriut bën të ditur se organizata terroriste YPG/PKK vazhdon të marrë nën armë fëmijët dhe ti përdorë ata në luftë dhe përgjatë kësaj kohe nuk i lejon ata të komunikojnë as me familjen.

Në raportin e observatorit bëhet e ditur se sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara numri i të fëmijëve të rekrutuara nga ana e YPG/PKK-së vitin e kaluar ka shënuar një rritje serioze.

Në raport zë vend shprehja: “Grupi i armatosur duhet ti japë fund futjes së fëmijëve në luftë, përfshi këtu edhe atyre që jetojnë në kampe, një pjesë e të cilëve janë nën kontrollin e familjeve të tyre” dhe nënvizohet se marrja nën armë e fëmijëve nën moshën 18 vjeç është ndaluar me ligjin ndërkombëtar ndërsa zbatimi i kësaj gjëje ndaj fëmijëve më të vegjël se 18 vjeç është një krim lufte./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne