Përplasjet tek Kryeministria, 6 të lënduar, i merr ambulanca

Janë 6 protestues që kanë pësuar lëndime të ndryshme në protestën e opozitës. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi për “BalkanWeb” se protestuesit kanë pësuar lëndime nga goditjet me sende të forta dhe të tjerë me probleme asfiksie dhe djegie sysh.

Dy ambulanca kanë hyrë mes turmës dhe kanë marrë dy protestues që kanë humbur ndjenjat, me sa duket për shkak të gazit lotsjellës. Protestuesit i kanë hapur rrugën ambulancës për të marrë të lënduarit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne