Pezullohet polici që merrte 200 euro për të dhënë vërtetime për azil

Inspektori i denoncuar në emisioninin “Fiks Fare” se jepte vërtetime për azil në këmbim të 200 eurove është pezulluar nga detyra.

Drejtoria e Standarteve Profesionale ka nisur hetimin disiplinor “për shkelje të rëndë” ndaj inspektorit Lek Marku, thuhet në njoftimin për shtyp.

Në lidhje me këtë ngjarje, edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Ministrinë e Punëve të Brendshme, ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për të provuar nëse ka apo jo elementë të veprës penale.

Lek Marku kishte rolin e “inspektorit” në Komisariatin e Policisë nr.1 në Tiranë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne