Polakë! Shumëzohuni si lepujt/Ministria i bën thirrje polakëve të shtojnë popullsinë

Ministria e Shëndetësisë e Polonisë ka vendosur të rrisë ndërgjegjësimin për shkallën e lindjeve në vend duke i nxitur qytetarët të ndjekin shembullin e lepujve me anë të një videoje të re promovuese.

Sipas ministrisë, brejtësit, sinonimi i aftësisë për tu shtuar, duhet të inkurajojnë qytetarët e Polonisë të bëjnë çmos për të rritur në mënyrë masive shkallën e lindjeve në vend, e cila është më e ulta në Evropë.

Videoja, e treguar nga këndvështrimi i një lepuri, përshkruan sekretin e lindjes së shpejtë: stërvitje, një dietë të shëndetshme dhe pak stres; ndalimi i konsumimit te alkoolit është sugjeruar edhe nga imazhi i një gote verë i kthyer me kokë poshtë.

“Nëse dëshiron të jesh prind, ndiq shembullin e lepujve”, u tregohet në video shikuesve.

Me një shkallë lindjeje prej vetëm 1.32 fëmijë për cdo nënë, Polonia, një vend kryesisht katolik, tejkalon vetëm Portugalinë (1.23 fëmijë për cdo nënë) dhe është në të njëjtin nivel me Spanjën në të gjithë Evropën. Për të ruajtur popullsinë e saj, shkalla e lindjeve të Polonisë duhet të jetë midis 2.1 dhe 2.3 fëmijë për cdo nënë; në mënyrë që të rritet popullsia, kërkohen edhe norma më të larta.

Ministria duke komentuar videon tha se ajo kërkonte të rriste ndërgjegjësimin publik për çështjen në një mënyrë “jo vulgare që nuk ofendonte askënd”, sipas Daily Mail.

Në vitin 2015, Papa Francesku e trajtoi këtë çështje, duke përdorur të njëjtën gjuhë, por duke sugjeruar një strategji pak më të ndryshme se sa e qeverisë polake.

“Disa njerëz mendojnë se, me falni për shprehjen, që të jemi katolikë të mirë duhet të jemi si lepujt”, tha ai gjatë një interviste tek fluturonte nga Manila në Romë pas turit të tij në Azi.

Por Papa tha se ky nuk është shembulli. Mënyra e drejtë për të ndërtuar familje është “të qënit prind i përgjegjshëm”.

Ndonëse kisha katolike kundërshton zyrtarisht kontracepcionin artificial, Francesku tha se i dinte shumë mënyra të lejuara nga kisha që mund t’u lejojë familjeve të kenë sa më shumë fëmijë që duan dhe që mund të përballojnë.

“Zoti na dha mjetet për të qenë përgjegjës”, tha ai, sipas një raporti të BBC 2015.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje të veçantë, ai vuri në dukje gjithashtu se asnjë institucion i jashtëm nuk duhet të imponojë pikëpamjet e tij mbi familjet./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne