Një ditë pas protestës së opozitës policia e shtetit ka vijuar me axhendën e saj për të ndaluar apo arrestuar personat që kanë shkelur ligjin.
Sot është arrestuar madje një 80 vjeçar nga fshati Fishtë i Lezhës. Policia ka shoqëruar në komisariatin e Tiranës Ndue Fugën, 80 vjeçari i cili ditën e djeshme pavarësisht moshës arriti të ngjitej në tendën e kryeministrisë e madje hodhi dhe valle.
Fuga është marrë pak minuta më parë në banesën e tij ne Fishte dhe është nisur drejt Drejtorisë së Policisë Tiranë. Ai është mbajtur disa minuta dhe është lënë i lirë. Policia ka vendosur që ta hetojë në gjendje të lirë duke patur parasysh moshën dhe gjendjen e tij shëndetësore.
Kujtojmë që, personat mbi 70-vjeç arrestohen vetëm për krime të rënda. Kujtojmë se deri më tani policia ka arrestuar 15 persona në lidhje me shkelje ligjore gjatë protestës së djeshme të opozitës.