Rama i shkarkoi, ish-ministrat marrin poste të reja

Ndryshimet në qeveri kanë lënë bosh 5 vende në komisionet Parlamentare.

Ndërkohë, sipas Report Tv një pjesë e këtyre vendeve do të zëvendësohen nga ministrat e shkarkuar.

Kështu zëvendëskryeministri Erion Braçe ka lënë bosh postin si kryetar i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave. Në vend të tij do të vendoset Arben Ahmetaj.
Bled Çuçi si ministër bujqësie ka lënë dy vende bosh: Atë të reformës zgjedhore dhe nënkryetar i Komisionit të Integrimit.

Si nënkryetar i këtij komisioni pritet të propozohet Ditmir Bushati.

Si bashkëkryetarë të Reformës Zgjedhore PS pritet të vendosë Blerina Gjylametin.
Ndërkaq, ish-ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, do të jetë kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese në vend të Eduart Shalsit.

Ministrja e re e Marrëdhënies me Parlamentin Elisa Spiropali ka lënë bosh karrigen e nënkryetares së Komisionit të Shëndetësisë. Në këtë pozicion do të emërohet deputetja Klodiana Spahiu.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne