Peshohet droga e Permetit, sasi rekord prej 10 tonësh

Një sasi rekord kanabisi u sekuestrua nga policia pasditen e së shtunës. Pas peshimit rezultoi se në fshatin Pagri të rretit të Përmetit ishin plot 10 ton hashash gati për trafikim. Kjo është sasia më e madhe e drogës e kapur në vend, pasi magazinave e hambarëve në Vlorë, Fushë-Krujë, Malësi e Madhe, Rrëshen e Burrel, ku janë gjetur deri në 3-4 ton drogë.

Magazina e Përmetit ndodhej në një zonë të thellë me terren të thyer, ndërsa policia në bashkëpunim me prokurorinë ka nisur punën për identifikimin e poseduesve.

Në operacionin e zbulimit të sasisë rekord të kanabisit është përfshirë edhe Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, ndërsa droga ishte paketuar dhe e ndarë në rreth 200 thasë.

Sipas burimeve policore, kjo magazinë është kontrolluar rreth një muaj më parë dhe ka rezultuar bosh, çka do të thotë se droga është zhvendosur në këtë ambient kohët e fundit.

Ende nuk dihet nëse magazina është pronë private apo shtetërore dhe nuk ka deri tani asnjë të arrestuar./ Opinion

144