Bota

SHBA – Presidenti Trump identifikon Brazilin si “aleat kryesor joanëtar i NATO-s”

Trumpi i ka dërguar një letër Kongresit amerikan, përmes së cilës ai bën një hap shumë të rëndësishëm në marrëdhëniet SHBA-Brazil.

“Në përputhje me Seksionin 517 të Aktit të Ndihmës së Huaj, deklaroj qëllimin tim për të identifikuar Brazilin si Aleat Kryesor Joanëtar i NATO-s”, shprehet kreu i Shtëpisë së Bardhë në këtë letër.

Duke theksuar se ky hap i fundit do të rrisë seriozisht bashkëpunimin ndërmjet SHBA-së dhe Brazilit, sidomos në fushën e mbrojtjes, Trumpi thotë më tej se më shumë progres do të shënohet gjithashtu në koordinimin ndërmjet dy vendeve.

Brazili është shteti i fundit që SHBA-ja shton në kategorinë “aleat kryesor joanëtar i NATO-s”, ku renditen po ashtu Izraeli, Japonia, Koreja e Jugut dhe Australia.

Me hapin e lartpërmendur, tani Brazili do të jetë një nga vendet me përparësi në blerjen e armëve nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të lejohet të marrë pjesë në tenderët e armëve që do të organizohen nga Departamenti amerikan i Mbrojtjes (Pentagon), si dhe do të mund të bëjë stërvitje me trupat amerikane./trt

OPINIONE