Ndeshja hapëse e Shqipërisë në Ligën e Kombeve, që do të zhvillohet sot në orën 20:45 në stadiumin “Elbasan Arena” është shoqëruar me masa të rrepta sigurie nga ana e policisë së shtetit.

Si rrallë herë në historitë e futbolleve botërore tifozët paralajmërohen për mosmbajtjen e parullave, pankartave dhe kufizohen në thirrjet që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës.

Këto paralajmërime të bëjnë të kthesh në restrospektivë ndeshjen e vitit 2016, Shqipëri- Izrael, ku pati ngjarje aspak të këndëshme si arrestimi i qindra praktikantëve të fesë islame pa shkak si dhe poshtërimi i policisë shqiptare duke e spostuar atë nga detyra për të mbrojtur rendin dhe qetësinë në vendin e tyre.

Pse duhet të ndodhi kjo pikërisht në Shqipëri, kur vendi ynë nuk renditet ndër vendet që paraqesin rrezikshmëri për terror, aq më tepër që ne shquhemi për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Kjo ndeshje vendos para përgjegjësisë morale politikën dhe Kryeministrin e Shqipërisë për ofendim masiv të qytetarëve të saj, ndërkohë që qeveria lëvdohet për suksese në krimin e organizuar.

A do të pranojë ministri Xhafaj që policia e shtetit edhe kësaj rradhe të fshihet dhe të merret vetëm me arrestimet e kota të injektuara nga shteti izraelit?

Ndërkohë që në vijim të njoftimit të dhënë dje nga Policia e Shtetit në lidhje me masat për ndeshjen Shqipëri-Izrael, bëhet e ditur se në Elbasan do bllokohen disa akse rrugore.

Njoftimi i policisë: 

“Bëjmë me dije qytetarët se janë parashikuar masa rigoroze për ndalimin e hyrjes dhe përdorimit në stadium të parullave, pankartave apo provokimeve, që synojnë nxitjen e urrejtjes dhe të dhunës. Fishekzjarrëve, flakadanëve, lëndëve të tjera piroteknike, i sendeve të forta apo metalike, si çelësa apo monedha, të cilat janë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njerëzve. Mbajtja e maskave, shisheve, tregtimi i pijeve alkoolike apo mbajtja e armëve, etj. Gjithashtu është e nevojshme që sportdashësit të paraqiten në stadium 3 orë para fillimit të ndeshjes për të akomoduar në tribunat sipas biletave që kanë blerë, për të lehtësuar punën e Policisë së Shtetit dhe të ‘stjuartëve’”, thuhet në njoftimin e Policisë.

/Gazeta impakt/

25