Shqipëria firmos me Gjermaninë marrëveshjen për sigurimet shoqërore

Shqipëria firmos me Gjermaninë marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore. Ministri për Europën dhe Punëve të Jashtme Ditmir Bushati ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Gjermani.

Në një status në Facebook, ministri Bushati shkruan se ambasadori shqiptar në Gjermani ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të.

Bushati në FB shkruan:

Lajm i mirë për bashkatdhetaret tanë.
Një nga premtimet e Samitit të parë të Diasporës tashmë u bë realitet.
Ambasadori ynë në Gjermani Artur Kuko sot ka firmosur marrëveshjen për mbrojtjen shoqërore e cila shërben përtej fushës së pensioneve duke përfshirë edhe njohjen e ndërsjellë të sigurimeve shëndetësore, lejeve të lindjes, sigurimit për aksidente në punë dhe sëmundje profesionale, përfitimeve të papunësisë, familjare e shumë të tjera të parashikuara në të.
Qeveria shqiptare është e angazhuar që një marrëveshjeje të tillë të nënshkruaje sidomos me ato vende ku ka një prani të madhe të shqiptarëve

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne