Kryeministri Jëlldërëm ka reaguar ndaj pazarit të fëlliqur me organizatat terroriste duke i cilësuar si “skandal” pamjet ku organizata separatiste terroriste PKK/PYD/YPG, e mbështetur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) është shfaqur duke evakuuar terroristët e DAESH-it bashkë me armë.

Kryeministri dhe njëherësh zv.kryetari i Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) Binali Jëlldërëm (Binali Yıldırım) mbajti një fjalim në mbledhjen e grupit të partisë në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë (TBMM).

Jëlldërëm reagoi ndaj bashkëpunimit ndërmjet organizatave terroriste PKK/PYD dhe DAESH dhe e vlerësoi si skandaloz këtë bashkëpunim në Raka.

“Të bashkëpunosh me një organizatë terroriste për të zhdukur një tjetër organizatë terroriste është një diçka jashtë logjikës që kërkon antiterrorizmi”, theksoi Jëlldërëm dhe e vijoi kështu fjalën drejtuar deputetëve: “Pjesëtarët e DAESH-it, që u lanë të lirë të dalin bashkë me armët e tyre nga Raka, do të kryejnë akte të reja (terroriste) në të katër anët e botës, kryesisht në Turqi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Evropë”.

Jëlldërëm reagoi edhe ndaj vendeve perëndimore, për hipokrizinë që po tregojnë ato në lidhje me terrorin.

“Nëse vazhdoni kështu, e keqja një ditë do t’ju gjejë edhe juve; është e rëndësishme që shtetet të bashkëpunojnë kundër organizatave terroriste. “Nuk mund të zgjidhni asgjë duke bashkëpunuar me terrorin”, tha shefi i qeverisë së Ankarasë.

“Nga Raka doli një organizatë terroriste dhe u vendos një organizatë tjetër terroriste, këtë quani ju politikë racionale?” Me këtë pyetje e vazhdoi reagimin e tij Kryeministri Jëlldërëm dhe e paralajmëroi Perëndimin duke i thënë: “Nëse vazhdoni kështu, e keqja një ditë do të vijë edhe tek ju. Anëtarët e DAESH-it që u lanë të lirë do të masakrojnë të pafajshmit në të katër anët e botës”.

Rrjeti mediatiak britanik BBC publikoi të hënën pamjet, ku me qindra terroristë pjesëtarë të DAESH-it shfaqen në muajin tetor bashkë e familjet e tyre ndërsa po braktisin në autokolonë Rakën pas marrëveshjes së arritur me PKK/PYD dhe nën monitorimin e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Anglia.

42