Turqia teston me sukses bombën e re

Në Infrastrukturën e Sistemit Dinamik Hekurudhor për Testimin e Testatave Luftarake (HABRAS), e cila u përurua nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, u hodh firma në një sukses historik.

Në HABRAS u realizua një testim i ri, ku mori pjesë edhe ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank.

Bomba e përgjithshme e tipit MK-84, me aftësi të pjesshme shpuese dhe me peshë 1 ton, mbi sistemin hekurudhor arriti shpejtësinë afërisht 1 herë e gjysmë më të lartë se ajo e zërit.

Bomba MK-84, e cila arrin në 1 mijë e 850 km/h, shpoi me sukses objektivin prej betoni të armuar dhe të përforcuar me çelik me trashësi 1 m.

Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank pasi u informua për suksesin e testit tha se “I dëshmuam një çasti historik. Hodhëm edhe një firmë tjetër të rëndësishme për industrinë e mbrojtjes”.

Sistemi HABRAS, i cili u themelua në nënprefekturën Karapinar të Konyas nga Këshilli i Kërkimeve Shkencore dhe Teknologjike të Turqisë (TUBITAK) dhe ku po zhvillohen testimet dinamike të sistemeve të armatimit prodhim vendor, u përurua më 31 tetor.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne