Ushtria e Rusisë raportoi se terroristët po bllokojnë evakuimet e civilëve nga rrethinat e Damaskut në rajonin Guta Lindore duke e granatuar rrugën jashtë zonës pasi një pauzë humanitare hyri në fuqi për të ndihmuar civilët të ikin nga zona e kontrolluar nga grupet terroriste.
Presidenti rus, Vladimir Putin, të hënën urdhëroi zbatimin e një armëpushimi të përditshëm pesë-orësh në Ghutën Lindore nga e marta dhe krijimin e një korridori humanitar nëpërmjet të cilit civilët mund të largohen nga zona e konfliktit. Megjithatë, shefi i grupit që kontrollon zonën reduktimit të tensionit, Viktor Pankov, tha të martën se as një civil i vetëm nuk ishte në gjendje të linte zonën nëpërmjet korridorit në rajonin Vafidin, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. “Më 27 shkurt, në orën 9 të mëngjesit, një korridor humanitar u hap për daljen e civilëve nga zona e reduktimit të tensionit. Tani granatime të ashpra janë duke u zhvilluar nga ana e militantëve dhe asnjë civil nuk ka mundur të largohet, “tha Viktor Pankov. Ghuta Lindore, një zonë e rrethuar në periferi të Damaskut, në të cilën banojnë rreth 400,000 njerëz, ka përjetuar dhunë vdekjeprurëse gjatë ditëve të fundit, pasi terroristët e sponsorizuar nga jashtë kanë nisur sulmet me mortaja mbi kryeqytetin sirian duke vrarë dhe plagosur qindra banorë të Damaskut. Fuqitë perëndimore, megjithatë, fajësojnë qeverinë siriane dhe Rusinë për krizën.