Vazhdon “eksporti” i kanabisit shqiptar me anije për në Sicili

nga Gjergji Thanasi.

 

Financierët e Katanias në Sicili tentuan të ndalojnë për kontroll një kamioncinë, që sapo kishte dalë nga një shtëpi fshati (fermë) në periferi të Katanias. Shoferi, nuk ndaloi, por shtoi shpejtësinë. Në ndjekje e sipër kamioncina u përplas me një mur dhe shoferi u arrestua, ndërsa poi a mbathte nëpër ara. I arrestuari ishte vlonjati P.T. 31 vjec. Në kaminocinë financierët sekuestruan 23 Kg. marijuanë “Made in Albania”.

Gjatë kontrollit të ndërtesës së fermës nga doli kamioncina u zbuluan 30 ballo me 119 Kg. kanabis. U arrestua në kushtet e flagrancës bashkëpunëtori 53 vjecar i narkotrafikantit vlonjat. Vlera totale e kanabisit të kapur me cmim shitje me pakicë shkon në një million euro.

Financierët italianë besojnë se kanabisi i kapur është pjesë e një sasie më të madhe (mbi një ton) kanabis të ardhur nga Shqipëria me peshkatore, mini jaht apo me veljer (kaike). Një konstatim i tillë i financierëve italianë ngre disa pikëpyetje!

  1. Një herë e një kohë kanabisin në sasi prej disa kuintalësh cdo rrugë e conin Habilajt e Tahirit me jahte, peshkatore e kaike, po sot, që Habilajt janë në burg, cilët janë narkotrafikantët shqiptarë, që ua kanë zënë vendin?!?!?!?!
  2. Habilajt jo thjesht i fiknin, por i përdornin për hesap të tyre radarët e Mrikës së Lulzimes. Sot, kur oficerët e radarëve të Mrikës janë bërë prefektë nga Rama, kush i komandon radarët e Xhackës së Gjallicës për hesap të narkotrafikantëve tanë?!?!?!?
  3. Ministri i sapo ikur Xhafaj u mburr se e hoqi Shqipërinë nga harta si vend kanabis prodhues, përpunues dhe eksportues. Po këto sasitë, që po kapen me kanabis shqiptarë (nja 30 ton nga janari në tetor vetëm në brigjet puljeze), a e rifusin Shqipërinë në hartën e kanabisit?!?!?!
  4. Me rritjen e tranzitit nëpërmjet Shqipërisë të kokainës (me kuintalë) dhe të heroinës po me kuintalë si shpjegohet edhe “Rilindja” e kanabisit të hequr nga harta?!?!?!??!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne