Zarif: Turqia ka ndjekur në mënyrë të paanshme çështjen Khashoggi

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka deklaruar se qeveria e Turqisë çështjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi e ka ndjekur në mënyrë të paanshme, me mendjemprehtësi dhe kujdes.

I ndodhur në Stamboll për të marrë pjesë në takimin e 6-të të ministrave të jashtëm Turqi-Iran-Azerbajxhan dhe për programin e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit, kryediplomati iranian për mediat iraniane ka folur në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

“Qeveria e Turqisë çështjen e vrasjes së gazetarit saudit Jamal Khashoggi e ka ndjekur në mënyrë të paanshme, me mendjemprehtësi dhe kujdes, si dhe ai arriti të shqyrtojë dimensionet e ndryshme të kësaj vrasjeje katastrofike. Shpresojmë që hetimi do të rezultojë në zbulimin e autorëve dhe përgjegjësve të këtij krimi”, ka theksuar Zarif në lidhje me vrasjen e gazetarit Khashoggi.

Ndërsa duke përmendur edhe takimin e 6-të të ministrave të jashtëm Turqi-Iran-Azerbajxhan, ai ka bërë të ditur se në kuadër të kësaj do të zhvillojnë bisedime dypalëshe dhe trepalëshe.

“Në takim do të diskutohet për zhvillimin e konsensusit në çështjet ekonomike dhe kalimet tranzit mes tre vendeve dhe se kjo vizitë është një mundësi e mirë në shkëmbimin e pikëpamjeve” ka vënë në dukje Zarif.

Ndër të tjera Zarif ka shtuar se në bisedime do të vlerësojnë edhe çështjet rajonale.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne