Aksident i rëndë në Bulqizë, furgoni me minatorë bie në humnerë. Plagosen 3 persona

Një aksident i rëndë është shëuar pak më parë Qafë Buall në Krastë, pasi një furgon ka rënë në humnerë.

Sipas informacioneve furgoni po transportonte minatorë nga Krasta në Bulqizë.

Njoftimi i plotë

Rreth orës 17.50, Policia e Bulqizës ka marrë njoftim se në aksin e rrugës dytësore Tërnovë-Bulqizë, një automjet ka dalë nga rruga.

Menjëherë është ngritur grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se ka dalë rreth 20 metra poshtë rrugës, automjeti tip ‘Mercedez Benz’, me drejtues Y.H, dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët , A.S, 45 vjeç, i cili është transportuar me helikopter drejt Tiranës, D.M, 42 vjeçe, është transportuar me ambulancë drejt Tiranës, Xh.K, 44 vjeçe, dhe V.K, 32 vjeçe, të cilat po marrin ndihmë në Spitalin e Bulqizës, jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen e drejtuesit të automjetit pasi është largur nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, po punohet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne