Bashar Asad: Militantët kurdë të mbështetur nga SHBA, tradhtarë të Sirisë

Presidenti sirian Bashar Asad deklaroi se të gjithë militantët e armatosur kurdë të mbështetur nga SHBA janë “tradhtarë” ndaj kombit sirian, duke nxitur retorikën veçanërisht kundër Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG), të cilat janë kryesisht aktive në zonat verilindore të vendit duke marrë mbështetje thelbësore nga ajri dhe armatime nga Uashingtoni.

Presidenti sirian e bëri këtë deklaratë të hënën në një takim me një delegacion zyrtar dhe ekonomik nga Rusia, të kryesuar nga zv/kryeministri rus Dmitri Rogozin, në kryeqytetin sirian të Damaskut, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve e Sirisë, SANA. “Kur flasim për ata që quhen ‘kurdët’, ata në fakt nuk janë vetëm kurdë. Të gjithë ata që punojnë për një vend të huaj, veçanërisht ata nën komandën amerikane … janë tradhtarë, pavarësisht nga emrat e tyre”, tha Asad. Udhëheqësi sirian preku edhe çështjen e zgjedhjeve presidenciale të Sirisë në vitin e ardhshëm, duke thënë se ai do të mirëpriste çdo rol të Kombeve të Bashkuara në zgjedhjet siriane për sa kohë që roli i OKB të respektojë sovranitetin e vendit. Asad gjithashtu vuri në dukje se ishte e natyrshme që Rusia të jetë një partner i rëndësishëm në procesin e rindërtimit të Sirisë në sektorë të ndryshëm. Delegacioni rus përfshinte zëvendësministra të punëve të jashtme, të mbrojtjes, të zhvillimit ekonomik, energjisë, transportit, industrisë dhe tregtisë dhe drejtorë të kompanive kryesore ruse./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne