“Brexit”, 2 agjenci zhvendosen në Amsterdam dhe Paris

Ministrat nga vendet anëtare të Bashkimit Europian votuan për zhvendosjen në Holandë dhe Francë të dy agjencive kryesore që e kanë tani selinë në Londër, pas largimit të Britanisë nga BE-ja në vitin 2019.

Zv./ministri i Çështjeve të BE-së, Matti Maasikas, njoftoi zhvendosjen e Agjencisë Europiane të Barnave dhe të Autoritetit Bankar.

“Më 22 qershor të këtij viti, krerët e shteteve dhe qeverive miratuan një procedurë që përcakton rregullat për zgjedhjen e vendeve të reja për zhvendosjen e dy agjencive me seli në Londër: Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e cila do të jetë me seli në Amsterdam dhe Autoriteti Bankar Europian selia e të cilit do të jetë Parisi”.

Në një deklaratë të fundit, Komisioni Europian u bëri thirrje dy agjencive të vazhdojnë të funksionojnë mirë e pandërprerje edhe pas 29 marsit 2019, data përfundimtare e “Brexit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne